E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkëmbimi i fanellave mes Del Piero dhe Abdul-Jabbar: Legjendat

Alessandro Del Piero ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të promovuar Serinë A, duke pasur parasysh se ndeshjet e nivelit më të lartë në futbollin italian do të transmetohen nga “Starzplay Sport”, ndërkohë që Lega Calcio ka hapur zyrën e saj në Abu Dhabi.

Ish-kapiteni i Juventusit ka shijuar një mbrëmje kushtuar basketbollit, siç është përcjellë nga llogaritë e Ligës dhe NBA në Instagram. Del Piero, në rolin e Ambasadorit të Ligës, jo vetëm tentoi të gjuante kosha, por shkëmbeu edhe fanella me Abdul-Jabbar, legjendën e Lakers-it dhe fituesin e 6 unazave në vitet ’80. Seria A e ka përjetësuar këtë moment përmes rrjeteve sociale, me mbishkrimin: “2 sporte. 2 legjenda. I njëjti klas”.

Del Piero incontra ad Abu Dhabi Abdul-Jabbar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›