E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbimi i territoreve, ide e rrezikshme për rajonin

Kjo ide, sipas tij, do të ishte shumë e rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, dhe se ajo nuk do të fillonte e as nuk do të përfundonte me Kosovën.

Shkëmbimi i territoreve, siç u shpreh Kuçi, do të nënkuptonte krijimin e konflikteve të hapura dhe se zgjidhja më e mirë është qasja drejt integrimeve evropiane.

“Për Qeverinë e Kosovës, Kosova e ka tërësinë e vetë territoriale të përcaktuar edhe me kushtetutë dhe me aktet ndërkombëtare. Kosova nuk është e interesuar që të hyjë në pazare të tilla. Po ashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo fillim i ndryshimit të territoreve, nuk do të ishte pika e fundit e këtyre ndryshimeve, apo së paku nuk do të ishte në Kosovë”.

Sipas zv-kryeministrit Kuçi, përvoja ka treguar se veprime të tilla krijojnë kriza që zgjasin me vite.
Ai ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë dhe sipas tij këta janë zëra që janë dëgjuar në opinionin publik, por nuk kanë qenë asnjëherë në tavolinë, qoftë me faktorin vendor qoftë me atë ndërkombëtar.

“Ne e përjashtojmë nga se kjo do të hapte krizë dhe do të hapte mundësi të reja për krizë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe në anën tjetër po ashtu duhet të themi se kjo nuk mund të fillojë dhe të përfundojë vetëm me Kosovën, prandaj e mira e gjithë rajonit do të ishte qasja drejt integrimit në Bashkimin Evropian”. /bbc/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›