Paraguaj kalon nëçerekfinale pas penalltive
AFRIKE E JUGUT- Përfaqësuesja e Paraguajt ka siguruar kualifikimin në çerekfinalen te Kampionatit Botëror, pasi ka shënuar fitore kundër Japonisë, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Gjatë minutave të rregullta të takimit të dyja skuadrat zhvilluan një lojë thuajse të barabartë dhe i tillë ishte edhe rezultati pas 90 minutash.
Rezultati 0-0 i detyroi skuadrat që fitoren ta kërkojnë pas vazhdimeve, mirëpo edhe pas 120 minutash rrjetat heshtën.
Kështu, fituesi u vendos pas ekzekutimit të penalltive, me ç’rast më të saktë ishin futbollistët e përfaqësueses së Paraguait.
Në çerekfinale, Paraguai do të luajë kundër fituesit të supersfidës mes Spanjës dhe Portugalisë.
(e.n/tg/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s