E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbin veterinarësh

Është arritur marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UP-së dhe Universitetit të Stambollit. Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar mes rektorit të UP-së dhe rektorit të Universitetit të Stambollit, që nga ky vit akademik studentë të nivelit master nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë do ta bëjnë praktikën në Universitetin e Stambollit dhe po ashtu do të ketë shkëmbime të profesorëve dhe të studentëve nga të dyja universitetet.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, prof. Halil Gunes nga Universiteti i Stambollit, i shoqëruar nga koordinatorja për bashkëpunim me vendet e Ballkanit dhe me dekanin dhe profesorët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP, e vizituan Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, të cilët u pritën nga prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, Lindita Tahiri, ku u diskutua bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›