Shkencë; Në kërkim të kurës për Fibrozën Cistike
Statistikat tregojnë se fibroza cistike nuk është më një sëmundje e rrallë. Dikur India ishte vendi me rastet më të rralla të kësaj sëmundjeje, ndërsa sot India ka numrin më të madh të pacientëve me fibrozë cistike në botë. Sot, fibroza cistike është një sëmundje e pakurueshme vdekjeprurëse që prek mbi 70 mijë vetë në mbarë botën. Shkencëtarët ende nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë plotësisht, por shumë punë është bërë për të ndihmuar në gjetjen e një kure të mundshme. 8-vjeçari Xhefri Mullen duket si çdo fëmijë tjetër në fushën e bejsbollit. Por ai vuan nga fibroza cistike një sëmundje e trashëgueshme që shfaqet që në moshën dyvjeçare. Ajo bllokon mushkëritë me mukozë duke shkaktuar infektimi e tyre. Fibroza cistike gjithashtu ndalon enzimat që ndihmojnë në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimit. Antibiotikët ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve dhe aparatet apo pajisjet për frymëmarrje mund t’i ndihmojnë për hollimin e mukusit në mushkëri, por sëmundja nuk kurohet. Njerëzit me fibrozë cistike tani mund të jetojnë deri në 30, 40 vjeç e disa edhe më shumë. Por për prindërit, diagnostikimi i fëmijës me këtë sëmundje përbën një goditje të rëndë. Stuart Mullen, i ati i Xhefrit, thotë se kur prindi dëgjon këtë diagnozë është njësoj si lajm vdekjeje. Nuk ka lajm më të zi në jetën e një prindi. Shkencëtarët mësojnë shumë gjëra rreth kësaj sëmundjeje duke studiuar minjtë në laborator. Por fibroza cistike tek minjtë nuk zhvillohet njësoj si tek njerëzit. Në universitetet e Ajovës dhe Mizurit, shkencëtarët, nëpërmjet riprodhimit gjenetik, po prodhojnë derra me fibrozë cistike. Doktor Randi Prather thotë se në krahasim me minjtë, organizmi i derrit është shumë më i ngjashëm me organizmin e njeriut, ndërsa organizmi i derrit të prodhuar gjenetikisht është 3 herë më i afërt me atë të njeriut. Doktor Prather thotë se eksperimenti me derra mund të duket mizor, por kjo është mënyra e vetme më e mire për eksperimentimin e mënyrave të reja të trajtimit për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve.
Ndërkohë Xhefri Mullen vazhdon të bëjë një jetë normale edhe pse me fibrozë cistike. Ai merr çdo ditë ilaçe dhe në trup mban një jelek të posaçëm, që ndihmon në zhbllokimin e mushkërive nga mukoza dhe e bën atë që të marrë frymë lirisht.
“Zëri i Amerikës”
Ndërkohë Xhefri Mullen vazhdon të bëjë një jetë normale edhe pse me fibrozë cistike. Ai merr çdo ditë ilaçe dhe në trup mban një jelek të posaçëm, që ndihmon në zhbllokimin e mushkërive nga mukoza dhe e bën atë që të marrë frymë lirisht.
“Zëri i Amerikës”