Ministria e Drejtësisë: Prokuroria, dezinformacion mbi kërkesën tonë
Ministria e Drejtësisë ka akuzuar Prokurorinë e Tiranës për shkelje të ligjit, pasi ka penguar inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë të ushtrojnë kontroll. Në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë sqarohet se gjatë “vizitës” së saj para dy ditësh në ambientet e prokurorisë, nuk synohej kontrolli i dosjes së Damir Fazlliç, por procedurat e regjistrimit të veprave penale që përfshin periudhën nga 1 shtatori deri më 10 tetor. Prokuroria e Tiranës, me pretendimin se ka kaluar orari zyrtar, ka penguar ushtrimin e kontrollit.
Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë, reagohet në lidhje edhe me dezinformimin që disa media kanë dhënë në lidhje me tentativën për kontroll, të bërë nga ky institucion, në Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky kontroll bazohet në zbatimin e disa ligjeve të Kushtetutës së Shqipërisë.
Reagimi
“Në disa media janë shpërndarë informacione dezinformuese në lidhje me procedurën e kontrollit të inspektoratit të prokurorisë pranë Ministrisë se Drejtësisë, të bazuar në Urdhrin e ministrit të Drejtësisë. Ky urdhër ka pasur për objekt të tij: verifikimin e rregullshmërisë, mbajtjes dhe administrimit të statistikave dhe regjistrimit të veprave penale për periudhën nga data 01/09/2008 deri më 10/10/2008. Ushtrimi i kontrollit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të bëhej nga drejtori i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë. Kontrolli do të fillonte në datën 10/10/2008 dhe do të përfundonte deri në marrjen e të dhënave mbi objektin e verifikimit”, - thuhet në njoftimin për shtyp. Ministria e Drejtësisë sqaron se “objekti i kontrollit dhe verifikimit të këtij urdhri nuk ka të bëjë me marrje të dhënash apo verifikime të veprimeve hetimore konkrete apo akte procedurale hetimore që u përkasin çështjeve konkrete, por vetëm me marrje të dhënash mbi rregullshmërinë ligjore të mbajtjes së regjistrave përkatës për efekte edhe statistikore. Kjo është një veprimtari e Prokurorisë qartësisht administrative dhe aspak veprimtari hetimore procedurale”.
Për më tepër, në njoftimin për shtyp thuhet se “urdhri nuk ka të bëjë me asnjë çështje hetimore apo dosje të veçantë penale. Urdhri ka dalë në zbatim dhe përmbushje të detyrimeve ligjore reciproke që ka prokurori i Përgjithshëm në bazë të nenit 8, pika 4 të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për t’i dërguar Ministrisë së Drejtësisë të dhënat statistikore të ndjekjes penale për hartimin e statistikës së njësuar në fushën e drejtësisë, si dhe të pikës 15 të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i azhurnuar, lidhur me detyrimin ligjor që ka Ministria e Drejtësisë për drejtimin e shërbimit të unifikuar statistikor në fushën ë Drejtësisë”. Sipas këtij institucioni, shkëmbimi i të dhënave statistikore dhe regjistrimit është detyrim ligjor reciprok, qoftë i ministrisë, qoftë i Prokurorisë së Përgjithshme i parashikuar në ligjet organike të cituara më sipër. Më tej, akuzohen drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, të cilët kanë penguar inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë në ushtrimin dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre, në bazë të ligjit, me pretendimin se ka kaluar orari zyrtar. Po kështu, drejtuesit e Prokurorisë kanë refuzuar të marrin në dorëzim dhe të protokollojnë urdhrin e ministrit të Drejtësisë dhe njoftimin për Prokuroren e Përgjithshme, me të cilat ishin pajisur inspektorët.
Sqarimi
Ministria e Drejtësisë në deklaratën për shtyp sqaron se nuk ka lejuar dhe s’do të lejojë asnjëherë pengesa jo të ligjshme në ekzekutim dhe përmbushje korrekte të ushtrimit të detyrës për zyrtarët e saj e posaçërisht për inspektorët e kontrollit. “Një ditë më parë, ditën e shtunë, drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës kanë pranuar të marrin në dorëzim urdhrin dhe njoftimin e kontrollit në orën 15:45. Kanë firmosur marrjen në dorëzim të tij dhe kanë bërë protokollimin sipas ligjit të urdhrit të kontrollit.
Të gjithë variantet mediatike të shpërndara se inspektorët e ministrisë kanë tentuar të hyjnë më dhunë në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë shpifje dhe trillim mbi të vërtetën dhe keqinformim të publikut. Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, sipas të gjitha procedurave ligjore dhe etikës zyrtare, kanë komunikuar me punonjësit e shërbimit të Prokurorisë, duke iu parashtruar kërkesën për të takuar zyrtarisht drejtuesit ose një nga zëvendësitdrejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ministria e Drejtësisë është e vendosur të vazhdojë të ushtrojë funksionet e saj në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”.
Deklarimi: Tentuan me telefon të shkaktojnë skandal ndërkombëtar
Për dy prokurorë do të kërkohet ndjekje penale, pasi tentuan të përdorin policinë për të ndaluar një qytetar të lirë të huaj, siç është Damir Fazlliç. Madje, ndalesa e tij u kërkua të bëhej nga shefi i komisariatit të Rinasit nëpërmjet telefonit nga dy prokurorët. Një fakt i tillë u bë publik dje përmes një deklarate zyrtare për shtyp të Ministrisë së Brendshme, e cila kërkoi dje publikisht ndjekje penale për dy prokurorët që kërkuan ndalimin e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria e Brendshme ka reaguar ashpër ndaj prokurorëve që kërkuan nëpërmjet një telefonate ndalimin e Damir Fazlliçit. Sipas Ministrisë së Brendshme, dy prokurorët kanë shkelur ligjet e Kushtetutës.
Prokuroria tërhiqet nga qëndrimi i saj
Prokuroria është tërhequr dy ditë më parë nga tentativa për të mbajtur të fshehta procedurat e regjistrimit të procedimit penal ndaj Damir Fazlliçit. Në një njoftim për shtyp, organi qendror i akuzës thotë se paraqitja e parë e Ministrisë së Drejtësisë ishte e paligjshme, pasi ishte paraqitur vonë në mbrëmje dhe pa paralajmërim. Ndërkohë që ditën e djeshme të njëjtën kërkesë me të njëjtën përmbajtje, prokuroria thotë që e ka marrë në shqyrtim, duke mos e cilësuar më të paligjshme dhe as të ardhur pa paralajmërim. “Sot zyrtarisht është protokolluar urdhri i ministrit të Drejtësisë me numër 7241/2 i datës 10.10.2008 me objekt verifikimin e rregullshmërisë së regjistrimit të veprave penale në Prokurorinë e Tiranës nga data 01.09.2008– dt. 10.10.2008”, - thuhet në njoftimin e prokurorisë. Ndërsa theksohet se organi i prokurorisë “po vlerëson urdhrin e depozituar zyrtarisht të Ministrisë së Drejtësisë, për të cilin do të ketë një përgjigje zyrtare së shpejti”.