Shkencë, protoni kundër kancerit
Më shumë kurim dhe kurim më i mirë, për të mbajtur hapin me një numër të sëmurësh, që vazhdon të rritet me ritme të mëdha. Gjithnjë e më shumë vendimtare në luftën kundër kancerit janë zhvillimi dhe përhapja e terapisë proton.
Sipas Euronews, statistikat tregojnë se për fat të keq, niveli botëror i kancerit është në rritje të fortë. Rreth një e treta e popullsisë botërore do të preket nga një lloj i kancerit, gjatë jetës së tyre. Parandalimi është i rëndësishëm, por edhe terapitë e reja kanë rëndësinë e tyre. Në këtë qendër kërkimi në Belgjikë janë duke u zhvilluar teknologjitë e fundit.
Një ndër sfidat e kërkuesve, në këtë qendër Aplikimi Jon Beam pranë Brukselit, është ajo e themeluesit të saj Iv Junjën, për ta bërë terapinë e tij më të përballueshme dhe të arritshme ekonomikisht. Metoda e re bazohet në përshpejtuesin e qelizave të ngarkuara elektronikisht, i quajtur “cyclotron’, i cili mundëson të izolohen protonet, për të zhdukur më pas qelizat kanceroze.
Që kjo të ndodhë, brenda magneteve të një pajisje të veçantë është instaluar një lidhës që lejon transferimin e protoneve në dhomën ku zhvillohet terapia.
Pas kësaj teknologjie është emri i Iv Junjën: Inxhinier belg, i cili në 1986 ka zhvilluar një prototip të një ciklotron të përdorshëm për aplikacionet klinike dhe terapeutike.
Është ky një moment historik në zhvillimin e një alternative më të fokusuar dhe të ëmbël, të aftë për të shmangur dëmtimin e indeve të shëndetshme të qelizave të shëndetshme që janë afër qelizave kanceroze, dëmtim që shkaktohet nga radioterapitë konvencionale.
Iv Junjën shpjegon se:
"Kanceri shpesh prek popullsinë më të moshuar . Por për fat të keq, rreth 7% të rasteve, ka të bëjë me fëmijët dhe kur duhet të trajtohet kanceri në një fëmije është akoma dhe më e rëndësishme të mos dëmtojë organet e tjera, që do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Këtë terapia proton e bën të mundur. Pasi pacienti shtrihet në tryezën e operacionit, projektohen fillimisht dy rreze-X ortogonale që të identifikojnë vendndodhjen e tumorit. Pastaj pozicionojmë pacienti me saktësi milimetrike ndaj rrezeve, në mënyrë që rrezet të godasin saktësisht tumorin dhe jo organet përreth. "
Ndryshe nga radioterapitë konvencionale, terapia proton lejon ruajtjen e indeve të tjera që nuk janë prekur nga kanceri. Një saktësi se rezulton vendimtare sidomos në rastin e tumoreve të syve, qafës, ose të organeve të tjera vitale, si: truri dhe zemra.
Iv Junjën i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale zhvillimit e terapisë proton. Junjën tregon:
“Jam paguar për të bërë atë që dua. Pasioni im është lufta kundër kancerit, zhvillimi i aparaturave në gjendje të përmirësojnë terapitë. Prandaj e ndiej veten shumë të kënaqur për fatin që kam”.
"Shpëtimi i jetëve shkakton një efekt të jashtëzakonshëm. Shkoj shpesh në qendrat ku kryhet “terapia proton”, shoh pacientët në pritje të trajtimit dhe them me vete se “Ja makina që unë kam krijuar, e cila do t’u mundësojnë të luftojnë kancerin dhe të reduktojnë ndjeshëm rreziqet. Dhe ndjesia është e mrekullueshme”.
Këto kërkime kanë mundësuar të fitohet beteja ndaj kancerit në tre të katërtat e rasteve, duke investuar në pajisjet mjekësore e nevojshme. Ky hap, mundëson tani që të shpresojnë në një përhapje të terapisë protonike.
(d.b/NEWs24/BalkanWeb)