Shkencëtarët: Kujdes ndaj mikrobit të ri

Londër, 11 gusht - Shkencëtarët në Britani kanë bërë thirrje për gatishmëri dhe mbikqyrje në shkallë botërore për të ndihmuar në prodhimin e një reagimi efektiv ndaj një mikrobi të ri që i rreziston ilaçeve, ka raportuar BBC.
Ky mikrob besohet se është gjerësisht i përhapur në Indi dhe Pakistan.
Një studim i botuar në periodikun mjeksor, The Lancet, theksohet se bakteria NDM-1, e cila gjëndet në stomak i rreziston madje edhe antibiotikut më të fuqishëm që njihet si carbapenems.
Spitalet në Britani u vunë në gatishmëri vitin e kaluar pas daljes së rasteve të para ku shumica e të sëmurëve ishin njerëz që ishin rikthyer nga operacione në Indi dhe Pakistan.
Raste janë vënë re në Amerikë, Kanada, Australi dhe Holandë.