E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për herë të parë rigjenerohet palca kurrizore

Kaliforni, 11 gusht - Rigjenerohet për herë të parë palca e shtyllës kurrizore. Kjo arritje është meritë e një studimi nga Harvard Medical School (Boston) dhe University of California, drejtuar nga profesor Osvald Steward.
Shkencëtarët kanë punuar me minj të rinj laboratori, të gjithë të dëmtuar rëndë në palcën kurrizore.
Hulumtuesit kanë ndërhyrë në genin PTEN, i cili normalisht kontrollon dhe ndalon rritjen e qelizave nervore. Pas modifikimit, PTEN ishte frenuar dhe zhvillimi i qelizave në fjalë kishte rifilluar, transmeton NOA.
Sipas ekspertëve, ky proces ndalimi mund të jetë çelësi për një trajtim efektiv.
Profesor Stewart shpjegon: "Deri tani, paralizat e shkaktuara nga lëndimet e shtyllës kurrizore janë konsideruar gjithmonë të vështira,  por zbulimi ynë mund të çojë në një terapi të mundshme për të nxitur rigjenerimin e lidhjeve nervore. Për më tepër, kjo metodë mund të lind një procedurë funksionale të nervit optik”.

“Tani ne jemi duke punuar për të parë se çfarë ndodh te minjtë e vjetër”, përfundon Stewart.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›