E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE lejon ushqimet e klonuara për konsumatorët

Bruksel, 11 gusht - Pas produkteve të qumështit me ngjyrë, vjen alarmi: lopë, dele, derra të klonuar kanë përfunduar në raftet e supermarketeve evropiane, por edhe qumështi e produktet e tij të prodhuara nga klonimi i kafshëve, transmeton NOA.
Sipas një zyrtari të "Humphreston Farm Michael and Oliver Eaton", një fermë bujqësore pranë Birmingamit, disa ekzemplarë nga pasardhësit e embrioneve të klonuara janë mbarështuar në fermën e tyre e më pas janë shitur. Një tjetër rast analog vjen nga një fermer anglez, i cili pranon se shet qumësht nga lopë të klonuara edhe eksporton nga SHBA-ja spermë dhe embrione për riprodhimin e këtyre kafshëve.  Nga ana tjetër qeveria zvicerane pranon se qumështi dhe mishi që rrjedhin nga kafshët e klonuar tashmë janë shitur në Zvicër.
Pas Dolly, klonuar 12 vjet më parë, tashmë janë  klonuar derra, kuaj, bagëti, dhi  etj.
Po në cilat rafte të supermarketeve ka përfunduar  mishi i klonuar, qumështi e produktet e tij?
Marketingu i produkteve  të klonuara i nënshtrohet autorizimit nga ana e autoriteteve të BE-së  e në veçanti, është legjislacioni që rregullon marketingun e produkteve të cilat hyjnë në kategorinë e "ushqimit të ri", ushqime që përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht apo të prejardhur prej tyre.
Problemi ka kapur tashmë vëmendjen e BE –së , e cila ka lejuar shitjen e mishit dhe qumështit nga kafshët e klonuara. Në shtator pritet të përcaktohen mirë rregullat e zbatimit
Në një deklaratë lëshuar nga Brukseli, shkruhet: “Të gjithë janë të lirë të hanë gjithçka duan...”.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›