E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza e përgjimit, Meta fiton mbi prokurorinë

Tiranë Tre ekspertët e ngarkuar nga Gjykata e Lartë për verifikimin e videos Meta Prifti, iu janë përgjigjur sot 37 pyetjeve të prokurorisë dhe 7 të avokatëve.

Ekspërtët kanë mbajtur sërish të njëjtin qëndrim, pra që videoja nuk është origjinale. Gjithashtu ata kanë thënë se nuk mund ta provohet nëse videoja është kryer nga ora kamera.

Prokurorinë nuk e kanë bindur përgjigjet e marra, dhe ka kërkuar që të rikryhet akti i ekspertimit, por këtë herë nga ekspertë të huaj. Ekspertët nuk e kanë kryer qëllimin dhe punën e ngarkuar nga gjykata. Ne kërkojmë kryerjen e ekspertimit nga ekspertë të huaj. është shprehur prokurori.

Ndërsa trupi gjykues pasi është tërhequr për të marrë vendimin, nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke lënë në këtë mënyrë në fuqi përfundimet e ekspertëve shqiptarë.

Ekspertët pyetjes më të rëndësishme, nëse është videoja origjinale apo ka montim i janë përgjigjur se nuk e shmangin mundësinë e montimit. Kur një kompiuter është i aksesueshëm është e mundur që në të të bëhen ndërhyrje. Profesionistët mund të hyjnë në kompiuter, apo dhe të fshijnë materiale pa lënë gjurmë janë shprehur ekspertët.

Edhe pyetjes tjetër të prokurorisë në është kryer regjistrimi nga ora ose jo, ekspertët i janë përgjigjur se nuk janë në gjendje të përcaktojnë këtë gjë. Kjo sepse sipas tyre në orë mund të futen materiale dhe më pas të kalohen në kompiuter. Kjo kanë vazhduar ata nuk do të thotë se materiali është original.

Në lidhje me pyetjen e luhatjeve të tiktakut të orës, ekspertët janë shprehur që propabiliteti që zhurma të jetë nga jashtë është tepër e vogël.

Gjatë seancës gjyqësore ka qënë dhe trupi gjykues që iu ka drejtuar pyetje ekspertëve, një ndër to ishte dhe pyetja se sa është propabiliteti i gabimit nga ekspertët. Dhe ekspertët janë shprehur që gabimi është zero.

Seanca e radhës është shtyrë për në datën 21 nëntor, dhe këtë kerë do të dëgjohet fjala e dëshmitarëve.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion masiv,  akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

/ Kliti Topalli / IDEA /

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shtyhet seanca Meta-Prifti, mungonte ekspertiza e videos
  2. Ekspertiza: ish oficieri i SHISH është vrarë
  3. Çështja “Meta-Prifti”, gjykata shtyn seancën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›