LDD mbështet menaxhimin e integruar të kufijve shtetëror

LDD përkrah këtë ide ngase menaxhimi i integruar i kufijve shtetëror është njëri prej kritereve për hyrje në BE, por duke potencuar se duhet të bëhet e qartë se bëhet fjalë për menaxhim të kufijve shtetëror, thuhet në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
"Kryesia e LDD-së ka mbajtur sot takimin e saj të rregullt, nën kryesimin e kryetarit, Nexhat Daci. Në fillim kryetari Daci e ka njoftuar kryesinë për aktualitetin politik në vend dhe me këtë rast ka përshëndetur inaugurimin e segmentit të parë të autostradës “dr.Ibrahim Rugova”me bindje dhe shpresë se do t’i kontribuoj zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës. Sa i përket idesë së hedhur kohën e fundit rreth menaxhimit të përbashkët të kufirit të Kosovës dhe Serbisë, kryetari Daci ka shtuar se LDD përkrah këtë ide ngase menaxhimi i integruar i kufijve shtetëror është njëri prej kritereve për hyrje në BE, por duke potencuar se duhet të bëhet e qartë se bëhet fjalë për menaxhim të kufijve shtetëror", thuhet në komunikatën e LDD'së.