Greqia përfshihet nga protestat dhe grevat
ATHINE- Greqia është përfshirë nga protestat dhe grevat. Ndërkohë që ka hyrë në ditën e 20 protesta e qytetarëve para Parlamentit grek në Athinë, nesër e gjithë Greqia do të ndalojë së funksionuari. Cdo veprimtari private e shtetërore do të ndërpritet dhe qytetarët do të protestojnë në rrugë, organizuar nga sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat.
Në këtë grevë do të përfshihen të gjithë punonjësit, ata të sektorit të transportit, trenave, hekurudhave, anijeve, kontrollit ajror, punonjësit e bankave, të medias etj. Në grevë do të marrin pjesë edhe punonjës të shërbimeve të ndryshme publike. Edhe bizneset dhe dyqanet do të mbeten të mbyllura nga ora 12:00-15:00 gjatë ditës së nesërme.
Me qytetarët, të cilët prej 20 ditësh protestojnë jashtë parlamentit grek, do të bashkohen nesër edhe punonjësit e grevës dhe së bashku do ta rrethojnë godinën me një zinxhir njerëzor.
Këto protesta dhe greva e përgjithshme në mbarë Greqinë, zhvillohet në një kohë kur qeveria ka miratuar masa të ashpra dhe pret edhe miratimin e parlamentit për to, ndërkohë që shpreson se me anë të këtyre masave do të arrijë të marrë këstin tjetër të ndihmës.
(BalkanWeb)
Lidhje te tjera Greqia emeton 1.6 mld euro bono