Greqia emeton 1.6 mld euro bono me maturim 6 mujor
ATHINE- Greqia emetoi sot 1,625 miliardë euro me maturim gjashtë mujor, me përqindje 4,96 për qind pak më të lartë në krahasim me emetimin e mëparshëm të bonove përpara një muaji, njoftoi agjencia e borxhit publik PDMA.
Ky emetim ndodh ndërkohë që ministrat e Ekonomisë së zonës euro pritet të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me një plan të ri ndihme për Greqinë, vlerësimi i të cilës për borxhin afatgjatë u ul me tri shkallë nga "B" në CCC nga agjencia Standard & Poor's.
(atsh/BalkanWeb)