Shkencëtarët rikrijojnë aromën e përdorur në mumifikim të përdorur 3500 vjet më parë duke zbuluar “parfumin e jetës së përtejme”

Studiuesit kanë rikrijuar aromën e lëngut balsamues të përdorur për të ruajtur mumiet nga Lugina e Mbretërve. Aroma hedh dritë mbi zgjuarsinë e egjiptianëve, gati 3,500 vjet më parë. Sipas studiuesve aroma e lëngut balsamues përmbante notat e ëmbla të dyllit të bletës, i cili do të mbronte nga bakteret, së bashku me një aromë të ngjashme me vaniljen nga substancat bimore dhe aromën e pishës të rrëshirave të pemëve.
Megjithatë, përzierja aromatike mbarte gjithashtu aromën dalluese bitumit pasi egjiptianet e përdornin atë në mumifikim për të izoluar organet nga lagështia dhe insektet.
Studiuesit, të cilët përpunuan me kujdes përbërësit e balsamuesit ndihmuan në rikrijimin e aromës në fletët e testimit të parfumeve në letër duke treguar se analizat e tyre sugjerojnë se Egjipti i Lashtë mund të ketë qenë duke praktikuar tregtinë ndërkombëtare pothuajse 1000 vjet më herët sesa mendohej më parë.
Por tani një rrëshirë aromatike e quajtur “Dammar” të cilën shkencëtarët besojnë se e kanë zbuluar në lëngun balsamues të përdorur, sugjeron që tregtia mund të kishte ekzistuar shumë më herët mbase përpara asaj të Ramses II.
Barbara Huber, e cila drejtoi studimin nga Instituti Max Planck i Gjeoantropologjisë tha se “Këto rezultate tregojnë se sa i avancuar ishte procesi i mumifikimit të Egjiptit të Lashtë por rikrijimi i aromës së përjetësisë është gjithashtu si një makinë kohe”.
Aroma e lashtë do të prezantohet në Muzeun Moesgaard në Danimarkë në një ekspozitë të ardhshme duke lejuar vizitorët të kapin një frymë të procesit të lashtë egjiptian të mumifikimit.
/rtsh.al/