E Martë, 3 Nëntor 2026

Monumentet e kulturës në Gjirokastër, 145 mijë vizitorë gjatë 9 muajve në kala

Sezoni i verës ka dyfishuar numrin e turistëve duke shënuar rekorde sa i përket vizitave që ata bëjnë në vlerat natyrore dhe monumentet e kulturës në rajonin e Gjirokastrës.

Në kalanë e Gjirokastrës gjatë këtij 9-mujori ka patur 145 mijë turistë, me një rritje të konsiderueshme me rreth 60 mijë vizitorë më tepër se viti i kaluar.

Një rritje të vizitueshmërisë ka patur edhe në muzetë e ndryshëm që ndodhen në qytetin e Gjirokastrës siç është shtëpia e shkrimtarit Kadare, muzeu Etnografik, por edhe objektet e kultit si Kisha e Labovës së Kryqit, kalaja e Libohovës etj.

Ky sezon veror e ka kthyer qytetin e Gjirokastrës në një nga destinacionet më të kërkuara dhe kryesore për turizmi jo vetëm në rang kombëtar, por edhe më gjerë.

Gazetare: Megi Mëhilli 

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›