E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija në kroskot, digjen dy makina

 

VLORE – Dy automjete janë përfshirë nga flakët dje në Vlorë në harkun kohor të 50 minutave. Zjarri i parë u regjistrua në orën 10:00 në një makinë të parkuar para kinoteatrit “Petro Marko”. Pronari i veturës, i ndodhur në një bar aty pranë, ka parë tym dhe pastaj flakë te makina e tij. Trafiku i rënduar bëri që pas mbërritjes së zjarrfikëses rreth 80 për qind e automjetit ishte djegur. Vetëm 50 minuta më vonë, rreth 500 metra më larg, një tjetër automjet tip “Fiat” është parë të ndizet në flakë. Tymi dhe flakët në mjet janë parë nga kalimtarë. Mbërritja e zjarrfikëses ka bërë të mundur shmangien e pjesës së brendshme të automjetit. Sipas policisë, në të dyja rastet shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë në impiantet e kroskoteve të automjeteve.                   q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›