E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëputet ajsbergu 120 kilometra katror

Një satelit i NASA-s ka regjistruar imazhet e një ajsbergu të stërmadh teksa shkëputej nga një prej akullnajave më të mëdha në territorin e Groenlandës në Arktik.

Ajsbergu me madhësi sa dyfishi i ishullit të Manhatanit të New York-ut, rreth 120 kilometra katror, u shkëput nga akullnaja Peterman e Groenlandës këtë javë.

Imazhet e satelitit Aqua të NASA-s tregojnë ajsbergun të shkëputet nga një lumë i akullt lundrues që është pjesë e një akullnaje që kryesisht është e mbështetur në tokë. Krisja e akullit ishte vënë re fillimisht në vitin 2001.
Është hera e parë në dy vjet që një ajsberg masiv shkëputet nga kjo akullnajë.

Ajsbergët shkëputen nga akullnajat herë pas here, por shpeshtësia dhe përmasat e ajsbergëve të viteve të fundit, kanë ngjallur shqetësime tek shkencëtarët se ngrohja globale është një faktor.

(ar.ku/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›