E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: 60% e studentëve të mjekësisë pinë duhan

TIRANE- Studimet më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik në lidhje me duhanpirjen këtë herë janë përqendruar tek të rinjtë që vazhdojnë studimet për mjekësi. Edhe pse këta të fundit duhet të jenë një shembull i mirë për mospirjen e duhanit tek të rinjtë e tjerë, rezulton se studentët 50 për qind e meshkujve të vitit të tretë të mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe 23 për qind e vajzave janë konsumatorë të duhanit.

"56 për qind e meshkujve të kësaj grupmoshe konsumojnë duhan dhe vetëm 23 për qind është mesatarja e vajzave të viteve të treta të këtyre fakulteteve që konsumojnë duhan. Këto shifra tregojnë që ende niveli i duhanpirjes qëndron në shifra të larta, për faktin që këta janë punonjësit e shëndetësisë", - sqaron Roland Shuperka, specialist i duhanit në ISHP. Gjithashtu, sipas studimit 18 për qind e vdekjeve në vit në vendin tonë të moshave mbi 35 vjeç i atribuohen duhanit. Këta persona jo gjithmonë janë duhanpirës aktivë, por janë dhe pasive, pasi qëndrojnë në ambiente ku persona të tjerë konsumojnë duhan.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›