E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër – 25 ton misër nga Serbia bllokohet nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia, në doganën e Hanit të Hotit, ndërsa po hynte në Shqipëri nga Mali i Zi. Shkak për bllokimin është konstatuar prania e aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara për tregun shqiptar.

Sasia e misrit, që kishte destinacion final qytetin e Elbasanit, është misër blegtoral refuzho. Norma e aflatoksinës B1 është e pranueshme për vendet e Bashkimit Evropian, por jo për Shqipërinë, ku rregulloret janë më të rrepta.

AKU njofton se aksioni për kontrollin e misrit po vijon dhe priten bllokime të tjera të sasisë së këtij produkti, ndërsa po kryhen procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë, autoriteti ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër, për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë inspektimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›