E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i vitit 2026 – Rritje pagash dhe vjetërsisë në punë për efektivët e Policisë

Buxheti i vitit 2026 parashikon rritje të vlerës së pagave si dhe vjetërsisë në punë për efektivët e Policisë së Shtetit.

Bazuar në projektbuxhetin e propozuar nga ministria i Financave, përveç indeksimit, do të ketë rritje për vjetërsinë në punë, e cila për gradat më të ulëta përkthehet në një rritje mesatare me 5 mijë lekë të reja në muaj.

E thënë ndryshe, për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vjet, sipas gradave, pagat rriten konkretisht: Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë të reja në 84,500 lekë të reja, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja.

Për nën komisarët, paga do të rritet në 101 mijë lekë të reja, që me shtesën për kushte e punës dhe po ashtu për ushqimin shkon në 116 mijë lekë të reja;

Për komisarët, paga do të rritet në 110,600 lekë të reja dhe për shtesën në funksion të kushteve të punës dhe plus ushqimin do të shkojë në 125,600 lekë të reja.

Dhe për drejtuesit e thjeshtë paga do të shkojë në 141,450 lekë të reja dhe po ashtu me shtesën do të shkojë në 156,450 lekë të reja.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›