E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkodër – Mbi 500 raste në ditë në Urgjencë, të shpeshta traumat nga aksidentet rrugore dhe sportet ujore

Urgjenca e Spitalit Rajonal të Shkodrës po përballet me një fluks të lartë qytetarësh gjatë këtij sezoni veror.

Krahas problemeve qe sjellin temperaturat e larta edhe fluksi në rritje i turistëve vendas dhe të huaj kanë ndikuar ndjeshëm në shtimin e rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Sipas drejtuesve të repartit, janë shtuar ndjeshëm edhe urgjencat nga aksidentet rrugore, si dhe traumave të shkaktuara nga aktivitetet dhe sportet ujore.

“Shtresa që është e dukshme ëshë tek traumat, aksidentet. Këtu do të theksoja pak edhe rritjen dhe zhvillimin e turizmit. Ka një ritje të numrit të traumave edhe nga turistët e shumtë, sidomos këta që përdorin hiking apo sporte të ndryshme”, tha Ardian Dajti, shefi i Urgjencës në Spitalin  e Shkodrës.

Po sipas shefit te Urgjencës, kirurgut Dajti, riorganizimi i shërbimit të urgjencës territoriale ka ndikuar  edhe ne ofrimi i ndihmës më të shpejtë dhe të kualifikuar, duke përballuar më mirë fluksin në rritje të pacientëve.

“Besoj se këtu është mjaftueshëm më i dhënë shërbimin e menjëhershëm të urgjencës”, tha ai.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i sezonit, urgjenca e Spitalit të Shkodrës trajton mbi 150 raste në ditë

Gazetar: A.Hoti

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›