Shkodër- Plagoset shtetasi Amarildo Gjergji me armë zjarri

Një plagosje është regjistruar pak minuta me parë në qytetin e Shkodrës në zonën e Berdicës. Burime policore bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi, Amarildo Gjergji, 17- vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi, Gent Dushku. Policia është në vendngjarje dhe po zhvillon hetime. Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje.
“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
/rtsh.al/