Rrëshen- Aksident tragjik, përmbyset zetori, humbin jetën 2 persona

Policia bëri të ditur se një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:05 në Fushë Kuqe.
Sipas policisë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gjin Muhaj, rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Nisur nga humbja e kontrollit, për pasojë si shoferi ashtu edhe pasagjeri ka humbur jetën.
/rtsh.al/