E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 38-vjeçari vritet në atentat pranë shtëpisë

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Përgjaket festa e Pavarësisë në Shkodër. Një 38-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij, në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen vonë të 28 nëntorit në lagjen Tepe, teksa 38-vjeçari Edmir Koçia po kthehej në shtëpi.

Burimet policore sqarojnë se të riut i ishte është zënë pritë pranë shtëpisë së tij dhe është qëlluar me breshëri automatiku. Ai është plagosur me katër plumba dhe megjithë përpjekjet e mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës, ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Grupi hetimor është fokusuar në disa pista, dhe po punon për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur viktima.

29 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, 38-vjeçari vritet në atentat pranë shtëpisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›