E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora performance mahnitese ne sheshin "Nene Tereza"

Festimet per 100 vjetorin e Pavaresise jane mbyllur me nje spektral te vertete mbremjen e djeshme ne Tirane. Ne sheshin "Nene Tereza" kane performuar fillimisht disa prej kengetareve me te mire shqiptare. Ndersa nje skenografi e vecante me drita, u shfaq rreth ores 23:00, ku loja me ngjyrat dhe me simbolet kombetare ne eter krijoj emocione te forta te mijera qytetaret e pranishem. Ndersa kengetarja Rita Ora ka qene surpriza e festes se 100 vjetorit te Pavaresise. Kengetarja me orgjine Kosovare ka mberritur ne sheshin "Nene Tereza" rreth ores 23:25, e shoqeruar nga kryeministri Sali Berisha. Ora kendoi disa nga kenget me te mira te repertorit te saj duke elektrizuar skenen dhe mijera qytetaret qe e kane ndjekur ate ne shesh. Megjithe shiun e dendur mbremjen e djeshme, Rita Ora ka sfiduar kushtet e kohes dhe ka dale per disa minuta ne rreshtat e para te qytetareve qe e ndiqnin ate live. Rita Ora ka folur shqip disa here para qytetareve ne sheshin "Nene Tereza" duke e bere edhe me emocionuese performancen e saj. Momenti me i vecante i performances se saj ishte kryqezimi i duarve ne formen e shqiponjes. Ajo ka kenduar ne oren 11:30 minuta dhe deri ne oren 00:00 duke dhuruar emocione dhe spektakel. Koncerti festiv ka zgjatur edhe pas mesnates me muzike te luajtur nga Dj Free Style.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›