Vetëvritet me armën e shërbimin oficieri brenda Ministrisë së Mbrojtjes
Tiranë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientët e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë. Një ofcier i ndërlidhjes në Ministrinë e Mbrojtjes, Gëzim Tare, 53 vjeç është vetëvrarë në orarin e punës.
Sipas policisë ai është vetëqëlluar me pistolën e shërbimit rreth orës 04:30 të së enjtes. Policia tha se dyshohet ngjarja ka ndodhur nën kushtet e depresionit të thëllë brenda në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Trupi i pajetë i të ndjerit që kishte marrë turnin në orën 23:00 të së mërkurës, është dërguar në institutin e mjekësisë-ligjore për një ekzamimin. Nuk përjashtohet edhe pista e problemeve financiare që 53-vjeçari ka pasur kohët e fundit.
Ndërkohë policia është në vendin e ngjarjes teksa vetë drejtori i Spitalit Ushatarak, Mihaj është brenda ministrisë së bashku me ministrin Imami. Ministria është rezervuar dhe lajmi është konfirmuar edhe nga policia ushtarake.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: