E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Kadiut policia liron 25 te shoqeruarit

FUSHE-KRUJE - Policia e Krujes le te lire gjithe te shoqeruarit dhe te dyshuarit qe mendohej se kishin gisht ne vrasjen e Ardian Kadiut dy dite me pare ne banesen e tij ne Fushe-Kruje. Burime zyrtare te policise se Lezhes bejne te ditur se edhe pse jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje deri tani mbi 25 persona akoma nuk eshte bere i mundur zbulimi i autorit te krimit. Nderkohe qe policia e Krujes ka ngritur te tjera pista hetime per vrasjen e 37-vjecarit pervec asaj te hakmarrjes per shkak te krimit te kryer 4 vjet me pare ku mbeti i vrare shtetasi Naim ela. Sipas policise nuk eshte perjashtuar ne asnje moment se krimi ka ndodhur per larje hesapesh. Sipas te njejtave burime mesohet se policia e Krujes ne pistat qe po heton ka edhe konfliktet e mundshme te viktimes me ndonje person ne Fushe-Kruje pasi mesohet se viktima ka qene problematik. Po keshtu nuk perjashtohet mundesia qe vrasja te jete kryer edhe per motive te dobeta apo prishje pazaresh pista te cilat po vazhdojne te kalohen ne site nga eksperte te Drejtorise se Policise se Durresit deri ne percaktimin e sakte te shkaqeve. Kadiu u qellua per vdekje ne banesen e tij pasditen e se premtes ndersa qyteti i Fushe-Krujes ishte i perfshire nga situata e permbytjeve. Autori i kishte zene prite 37-vjecarit dhe pas ekzekutimit arriti te largohej ne kohe pa u pikasur nga askush. Reshjet dhe erresira e ndihmuan ate te arratisej ndersa policia gjeti pak gjurme ne vendin e krimit. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›