E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, Aksi i bllokuar Ndërlysaj-Breg Lumi pritet të hapet në mbrëmje


TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Aksi Ndërlysaj–Breg Lumi, i cili u bllokua si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve në zonën e Dukagjinit, pritet të hapet mbrëmjen e sotme.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, informoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se “ndërhyrja finale po kryhet falë punës intensive të bashkisë Shkodër, forcave të Ushtrisë dhe emergjencave civile, të cilat ndodhen në terren prej 3 ditësh”.

Beci tha se kërkohet mirëkuptimi i banorëve për të mos sfiduar motin e përkeqësuar dhe për të shmangur çdo rrezik deri në normalizimin e plotë të qarkullimit.

Ndërsa administratori i zonës, Mikel Kopsaj, bëri me dije se ndërhyrja finale po kryhet falë punës intensive të bashkisë Shkodër, forcave të Ushtrisë dhe emergjencave civile, të cilat ndodhen në terren prej 3 ditësh.

“Në këtë zonë ka pasur rrëshkitje masive gurësh dhe inertesh gjë që e ka bërë të pamundur lëvizjen e banorëve. Kjo nuk është e vetmja pikë, janë edhe pika të tjera nga njësia administrative Pult deri në zonën e Ndërlysës që janë bllokuar. Për hapjen e rrugës janë vënë në dispozicion 2 eskavatorë dhe një fadromë”, tha Kopsaj.

Ai i bëri thirrje banorëve të evitojnë çdo lëvizje të panevojshme, pasi kjo rrugë në kushte atmosferike përbën një rrezik të vazhdueshëm gurësh dhe inertesh.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›