“Pronat”,MB: Afatet janë shkelur nga Bashkia e Tiranës
Ministria e Brendshme ka theksuar se qeveria i ka kushtuar një rëndësi të veçantë transferimit të pronave publike tek njësitë e qeverisjes vendore, ndërsa hedh poshtë pretendimet e Kreut të Bashkisë së Tiranës, lidhur me këtë proces.
TIRANE- Në një konference për shtyp, Ministria e Brendshme ka theksuar se qeveria i ka kushtuar një rëndësi të veçantë transferimit të pronave publike tek njësitë e qeverisjes vendore ndërsa hedh poshtë pretendimet e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama lidhur me këtë proces.
Sipas kësaj ministrie, duke shkelur të gjitha afatet Bashkia e Tiranës e ka sjellë pas një viti vendimin e Këshillit të Bashkisë me kërkesat për transferimin e këtyre pronave.
“Duke shkelur të gjitha afatet, Bashkia e Tiranës e ka sjellë pas një viti vendimin e Këshillit të Bashkisë me kërkesat për transferimin e këtyre pronave vazhdimisht nga Bashkia e Tiranës kanë ardhur kërkesa të tjera për transferim me ndryshime të njëpasnjëshme, duke dëshmuar një mungesë të qartë serioziteti institucional”- deklaroi zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Fatmir Konja.
MB ka deklaruar se qeveria me një vendim të vitit 2007, ka kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë, trojet për politikat e strehimit për banesa kolektive.
“Së fundi dëshirojmë t’i bëjmë të qartë Bashkisë së Tiranës se procesi i transferimit të pronave publike nuk do të mundet të shërbejë si një mundësi abuzimi me trojet publike duke ua dhënë firmave private si sheshe ndërtimi”- theksohet në deklaratën e zëdhënësit Konja. (e.n/Balkanweb)