E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër/ Dyshohej se është përdorur në ngjarje kriminale, Policia sekuestron kallashnikovin që po murosej

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një automatik në një banesë në lagjen “Skënderbeg”, pasi po tentohej të murosej. Blutë e Shkodrës dyshojnë se kallashnikovi mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, ndërsa në momentin e kontrollit në banesë është gjetur vetëm një i moshuar i cili është proceduar në gjendje të lirë.

Pas marrjes së informacioneve, policia ka shkuar në banesën e Gj.M, ku kanë gjetur armën e zjarrit që po tentohej të murosej.

Kallashnikovi është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›