E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Gjykata lë në burg kryeplakun, vrau 52-vjeçarin për 2 pula

SHKODER -“E kam qëlluar gjatë përleshjes trup më trup dhe pasi më goditi disa herë së bashku me të birin...gjaku i tij gjendet në këmishën time”. Ka qenë kjo dëshmia e 52-vjeçarit Hil Cak Hila, kryeplak i fshatit Bërdicë, i cili para dy ditëve vrau bashkëfshatarin e tij Lazer Paloka në komunën Bërdicë në Shkodër.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në sallën e gjyqit gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë ndaj tij. Prokuroria ka kërkuar që arrestimi të vlerësohet i ligjshëm ndërsa si masë sigurie u vendos të mbahet në arrest me burg. I dyshuari përmes mbrojtjes, por dhe në deklarimet e tij në polici pas vetëdorëzimit pretendon se veprën penale të vrasjes e ka kryer në kufijtë e vetëmbrojtjes, ndërkohë që prokuroria akuzën e ka bazuar në vrasje me dashje në bazë të Kodit Penal.

Dy bashkëfshataret kanë pasur debate në lidhje me zhdukjen e pulave të Hile Cak Hiles, ku ky i fundit dyshonte se ja kishte vjedhur djali i viktimës. Ditën e ngjarjes autoret janë përleshur në rrugën pranë Kishës së fshatit, ku viktima sipas autorit të vrasjes e ka qëlluar në kokë me një mjet të rëndë prerës, por 52-vjeçari Hila është kundërpërgjigjur duke e qëlluar për vdekje me pistoletë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›