Arrestohen dy grabitesit e Tepelenes
Pas 24 orë kërkimi policia e Gjirokastrës arriti të kap grabitësit e autobusit të pasagjerëve të linjës Tiranë – Sarandë.
Babuç e Melsen Ruçi perkateisht 33 dhe 25 vjec janë autorët e këtij krimit dhe u arrestuan nga policia në një godinë zdrukthtarie ne fshatin Mamaj te Tepelenes. Policia zbuloi në këtë object drogë, armë dhe municione, si dhe makina e sende të tjera të vjedhura e grabitur nga këta dy persona.
Autobusi i pasagjerëve u grabit mengjesin e së henës në afërsi të Tepelenës.
Autorët hapën zjarr në drejtim të mjetit dhe më pas detyruan shoferi të mbledh paratë e pasagjerëve.