Shefi i Krimeve Skura niset per kurim ne Itali
Shefi i Krimeve të Burrelit, Musa Skura u nis për mjekim më të specializuar drejt spitalit “San Giovani” në Foggia të Italisë. Sipas mjekëve të Spitalit Ushtarak, gjendja shëndetësore e 57-vjecarit paraqitet e rëndë për shkak të dëmtimit të 5 organeve dhe hemorragjisë së brendshme.
Sot gjendja e shefit të krimeve paraqitet më e stabizilizuar.
dërgimi I Skurës drejt spitalit Italian është bërë falë ndërhyrjes së sekretarit të Përgjithshëm të Presidentit si dhe ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e shtetit ka mundësuar dërgimin e Skurës drejt Italisë.