Shkoder Instituti i Monumenteve shkaterron Shtepine e Pioniereve
Objekti i viteve 1930 eshte shpallur monument kulture ne vitin 1963. Ne nje shkrese qe drejtori Apollon Bace i drejton ministrit te Kultures kerkon heqjen nga lista e monumenteve te kultures. Ligji Per trashegimine parashikon ruajtjen e vellimit te ketyre objekteve
Si ti mbrojme monumentet e kultures Kjo pyetje shtrohet shpesh ne tryeza specialistesh. Mendimet jane nga me te ndryshmet. Por si i behet hallit kur shembulli i shkaterrimit vjen nga vete Instituti i Monumenteve te Kultures Ish-shtepia e Pionierit ne Shkoder eshte rasti me i fresket i nje fenomeni qe pas viteve lsquo90 ka kercenuar ne mase monumentet e kultures. Objektet shkaterrohen me qellim kerkohet heqja nga lista e monumenteve per ti hapur rruge ndertimeve shumekateshe. Nje shkrese e Institutit te Monumenteve te Kultures firmosur nga drejtori aktual Apollon Bace dhe drejtuar ministrit te Kultures z. Ferdinand Xhaferaj kerkon heqjen nga lista e monumenteve te kultures te ish-shtepise se Pionierit ne Shkoder. Ky objekt i viteve 1930 eshte shpallur monument kulture ne vitin 1963. Arsyetimi degradimi nder vite dhe tashme nuk paraqet asnje vlere kulturore. Objekti ish-shtepia e Pionierit me status monument kulture i kategorise II ndodhur ne Qendren Historike te qytetit te Shkodres ne tetor te vitit 2007 si pasoje e degradimit ne vite eshte shkaterruar plotesisht dhe ne gjendjen e sotme rezulton nje grumbull guresh. Nga ana e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare Shkoder eshte bere denoncimi ne institucionet perkatese lidhur me gjetjen e shkaktareve dhe arsyeve qe sollen kete gjendje ku eshte marre edhe pergjigjja qe shkaterrimi ka ardhur si pasoje e amortizimit nder vite. Duke pare gjendjen e krijuar ku tashme nuk ruhet asnje vlere e ketij objekti propozojme heqjen e tij nga lista e monumenteve te kultures. Ky eshte teksti i plote i letres qe perligj cdo veprim te metejshem mbi kete godine. Per specialistet e monumenteve ky veprim i Institutit te Monumenteve eshte i papranueshem. Lorenc Bejko ish-drejtor i IMK-se shprehet se ne kohen qe ai drejtonte kete institucion kane bere nje kallezim ne prokurorine e qytetit te Shkodres per shkaterrim te qellimshem te ketij monumenti kulture ne tetor te 2007-s. Bejko thote se atekohe kerkuan te gjendej shkaktari dhe Instituti i Monumenteve te Kultures nuk pranoi qe kete objekt ta hiqte nga lista e monumenteve. Eumlshte e turpshme. I njejti institucion qe kerkoi te gjendeshin autoret e shkaterrimit te ish-shtepise se Pioniereve tashme me drejtues te ri i hap rrugen shkaterrimit perfundimtar te ketij objekti. Duket se veprime te tilla jane prioritete te punes se tij. Cdo te benim po ti hiqnim nga lista te gjitha keto monumente shprehet Bejko. Ne fakt ligji per trashegimine kulturore parashikon qe ne rastet e demtimit ose shkaterrimit te nje monumenti kulture te ringrihet ai objekt ose nje objekt i ri qe nuk duhet te kaloje ne vellim objektin e meparshem. Ky nen i ligjit synonte qe ne fillim te parandalonte vrullin e shkaterrimit te objekteve monumente kulture per ti kthyer ne sheshe ndertimi. Rasti i ish-shtepise se Pionierit nuk eshte i vetem. Eumlshte kthyer tashme ne fenomen. Lorenc Bejko e quan si gjetjen e nje antivirusi ndaj masave parandaluese qe parashikon ligji Per trashegimine. Edhe Artan Lame nje nga promotoret e levizjes se shoqerise civile ne mbrojte te trashegimise kulturore e quan absurde kerkesen e drejtorit te Institutit te Monumenteve te Kultures Apollon Bace. Eumlshte e turpshme se si Instituti i Monumenteve i trajton keto objekte. Duhet te vepronte ne mbrojtje te tyre qofte edhe per te shkurajuar raste te ngjashme. Duke i hapur rrugen prishjes se nje godine instituti behet pjese e mekanizmit per shkaterrimin e monumenteve per perfitime te personave te vecante. Po ta shprehim ne gjuhen popullore kete veprim kjo do te thote ti varesh ujkut melcite ne qafe shprehet Lame. Per te eshte qesharak argumentimi i degradimit te kesaj godine te viteve 30 ne dyert e se ciles ka kaluar pothuajse cdo shkodran. Duke iu referuar qendrueshmerise se kesaj godine Bejko thote se nuk kishte mundesi te shkaterrohej brenda nje nate. Ne kemi rastin e fshatrave te shekullit XVII-XVIII qe vazhdojne te qendrojne ende ne kembe. Degradimi vjen ne menyre graduale thekson Bejko. Ne fakt ky nuk eshte rasti i pare i shkaterrimit te qellimshem. Kujtojme rastin e shtepise se Mulleteve dhe te Hutajve te dyja te djegura nga zjarri. U quajt zjarr i rastesishem i shkaktuar nga nje shkendije elektrike. Belko kujton se ne kohen kur ai ishte ne krye te Institutit te Monumenteve nuk u pranua kerkesa per heqjen e ketyre banesave nga lista e monumenteve te kultures. Pas largimit tim u miratua heqja e tyre nga lista. Kjo eshte e turpshme. Institucionet qe duhet ti mbrojne i shkaterrojne thote ai. Ne fakt shkaqet natyrore edhe ndodhin. Dy banesa jane djegur aksidentalisht ne Berat e nje ne Gjirokaster. Ky element eshte shfrytezuar per te shkaterruar ne menyre te qellimshme monumentet e kultures. Vendimi per te hequr nga lista e monumenteve te kultures ish-shtepine e Pionierit i takon ministrit Xhaferaj i cili ende nuk e ka firmosur shkresen. Specialistet e shfrytezojne kete rast per te bere thirrje per mbrojtjen e monumenteve te kultures dhe per te lene ligjin te veproje.