Shkodër, KZAZ-ja nr.2 nuk merr në dorëzim materialet zgjedhore
Shkodër- Vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare dhe kanë filluar të shfaqen problemet e para.
KZAZ-ja numër dy në Shkodër nuk ka pranuar të marrë në dorëzim materialet zgjedhore. Materialet i përkasin komunës Shalë, ndërsa shkak janë bërë komisionerët e Partisë Demokratike, të cilët shprehen se ka mungesë të energjisë elektrike dhe nuk mund t’i transportojnë ato.
Kreu i KZAZ-së, Selami Smajli, ka deklaruar se po punohet që materialet të transportohen me mjetet e ushtrisë.
Sa u përket materialeve zgjedhore edhe policia nëpërmjet një deklarate për shtyp u shpreh se ato janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe nuk është shënuar asnjë incident.