Zgjedhjet, 77 % e votuesve janë kundër sistemit proporcional rajonal
Tiranë- Shqiptarët janë në masë kundër sistemit zgjedhor me të cilin po zhvillohen edhe zgjedhjet e fundit. Një sondazh i gazetës IDEA, lidhur me preferencat e votuesve mbi sistemin zgjedhor, japin tregues të refuzimit masiv të këtij sistemi.
Kështu, 77% e votuesve të anketës sonë, janë pro sistemit mazhoritar të përzierë, ku 100 deputetë zgjidhjen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga populli, ndërsa 40 të tjerët zgjidhen nga proporcionali dhe kundër sistemit proporcional rajonal, të cilin e mbështesin vetëm 23% e qytetarëve.
Sistemi aktual është kontestuar masivisht edhe nga partitë e vogla, pasi dy partitë e mëdha PD e PS e ndryshuan ligjin zgjedhor, dhe mbi të gjitha nga shoqëria civile, e cila nuk e ka cilësuar aspak demokratik këtë ligj, pasi zgjedhësit votojnë për partinë, ndërsa partia, ose më saktë kryetari, cakton deputetët.
Aktualisht votuesit nuk e dinë se cili është realisht kandidati që ata po votojnë, pasi ata votojnë një listë kandidatësh të caktuar nga kryetari i partisë. Përmes kësaj logjike, nuk vendos populli me votën e tij se kush do të jetë deputeti, por është kryetari i partisë që me votën e atyre që mbështesin partië, vendos se kë do të bëjë deputet.
Ky lloj sistemi ka cuar në mbushjen e partive me njerëz të klanit të kryetarit të partisë, dhe ku nuk mungojnë as pazaret dhe blerjet e vendit në listë me para.