Shkodër/ Konviktet janë gati, godinat e rikonstruktuara do presin 450 studentë

Ndërmarrja e trajtimit të studentëve pas ndërhyrjeve që kanë bërë për përmirësimin e kushteve, ka hapur dyert për të pritur studentë.
Administratorja, Sindis Kopliku tregon se stafi ka zhvilluar disa takime edhe në fakultete të ndryshme me qëllim jo vetëm promovimin, por edhe njohjen e studentëve me kushtet dhe shërbimet që ofron kjo njësi akomoduese.
“Ka patur një ndërhyrje nga fondi Shqiptar i Zhvillimit e cila shihet dukshshëm që janë kushte mjaft të favorshme. Aktualisht kemi kontaktuar me të gjitha degët e universitete për informacione rreth studentëve që janë jashtë rretheve të Shkodrës”, tha Kopliku.
Godina numër 1 dedikuar djemve dhe godina nr 2 për vajza kanë kapacitet deri në 450 shtretër.
Rritja e çmimit të shtëpive me qira pritet të japë ndikim pozitiv për regjistrimet në konvikt.
Kjo ndërmarrje u inspektua edhe nga Kryebashkiaku Benet Beci i cili premtoi se do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtyre njësive akomoduese.
Gazetar: M. Gjoni
/rtsh.al