E Martë, 3 Nëntor 2026

Lezhë/30 familje të ngujuara. Misionarët: Fëmijët shkojnë në shkollë, por ka probleme ekonomike

Gjakmarrja vijon të mbetet një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku 30 familje të ngujuara numërohen vetëm në Lezhë. Janë familje kryesisht të ardhura nga zonat verilindore, për të ikur sa më larg vendit ku ka ndodhur krimi, por fatmirësisht fëmijët janë nxjerrë nga ngujimi me qëllim ndjekjen e shkollës. Diçka e tillë është arritur pas shumë përpjekjesh.

“Ka 2-3 vjet që nuk kemi fëmijët të ngujuar edhe pse kemi 30 familje të ngujuara, ndërsa për fëmijët kemi ndërmjetësuar dhe sensibilizuar të gjithë opinionin”, thotë Pjeter Gjoka misionar i pajtimit të gjaqeve.

Problem mbeten vështirësitë ekonomike të këtyre familjeve për të përballuat jetesën, çka po reflektohet edhe tek fëmijët të cilët ndjekin shkollën.

“Ajo që kemi problem aktualisht është që mundësia ekonomia e këtyre familjeve është e vështirë për tu përballuar, shpenzimet e fillimit të vitit të ri shkollor”, thotë Pjeter Gjoka.

Pronat mbeten shkaktari kryesor i konflikteve që çojnë në gjakmarrje, një plagë e vjetër për shoqërinë shqiptare, ku  edhe pse autorët vuajnë dënimin e dhënë nga drejtësia, kanuni vijon të merret në konsideratë edhe në ditët e sotme.

Gazetare M. Mëhilli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›