Shkodër/ Makina bie në ujë, 3 të vdekur

Në një aksident automobilistik në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, kanë humbur jetën sot në orët e para të mëngjezit tre persona nga Malësia e Madhe. Viktimat janë Përparim Haliçaj vjeç 36, Besim Halicaj vjeç 32, që të dy vëllezër, si dhe Selami Hakaj vjeç 27 vjeç. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit. Autovetura tip BMW ngjyrë e zezë me targa të huaja FL 03YNC, që drejtohej nga shtetasi Përparim Haliçaj ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin me ujë pranë rrugës në vendin e quajtur "Ura e Dedë Gjo Lulit".
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.