E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushaj, kerkon titullin

Shkodranet e kaluan nje tur te Euro Liges, por u eliminuan ne raundin e dyte nga Rapidi i Vjenes, nje kundershtar me i forte. Pas eliminimit, ekipi i drejtuar nga Hasan Lika, po pergatitjet per edicionin e ri. Synimi i vetem eshte fitimi i titullit kampion, qe mungon prej nente viteve ne Shkoder. Sinani ka qene nder lojtaret me te lakuar per t'u larguar pas eliminimit, por edhe Elvin Beqiri, mbrojtesi i kombetares, kerkohet nga disa ekipe jashte. Edhe Nallbani dhe Shtubina, jane prane largimit. Per te mos vene ne rrezik objektivin, presidenti Valter Fushaj, deklaroi se do te zhvilloje nje merkato te forte, ne tre javet e ardhshme. Shkodranet kane afruar disa lojtare te huaj ne ditet e kaluara, pa mundur dot t'i mbajne, per shkak se sipas Likes, nuk kishin kualitete me te larta se kontingjenti qe ai drejton, prej jo me shume se dy muajsh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›