E Diel, 1 Nëntor 2026

Eto: “Topi i artë?” Dua të fitoj gjithçka me Interin”



Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o flet zyrtarisht për herë të parë si lojtar i Interit, 17-herë kampionit të Italisë. Ish-lojtari i Barcelonës, i cili hodhi firmën në kontratën e tij 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Italisë, gjatë një konference shtypi deklaroi se “ajo që më intereson më shumë është loja e skuadrës, “topi im i artë” do të jetë fitimi i titullit kampion me Interin dhe të gjitha kompeticionet në të cilat Interit do të jetë i impenjuar”.

Eto’o, kur Interi blen ndonjë lojtar nga Barcelona, këta arrijnë të fitojnë gjithmonë “Topin e artë”. E ndjen përgjegjësinë e veshjes së kësaj fanelle e mendon për mundësinë për të fituar një çmim kaq prestigjioz?
Përpara se t’u përgjigjem pyetjeve, do të doja të përshëndesja ish-shokët e mi të Barcelonës, të cilët kanë qenë miqtë e mi për pesë vjet dhe tifozët që më kanë mbështetur. Kalova 13 vjet në Spanjë. Ishin vite të bukura, edhe pse kanë qenë edhe disa probleme të lidhura me botën tonë. Kanë qenë të pasura me momente të bukura. Tani jam te Interi dhe dëshiroj t’i falënderoj miqtë e mi të rinj, sidomos tifozët që më pritën me aq shumë entuziazëm. E lashë Barcelonën me nder. U largova me kokën lart. Shkrova faqe të rëndësishme në historinë e Barcelonës dhe tani dëshiroj t’i shkruaj në historinë e Interit. Përsa i përket “Topit të Artë”, bëhet fjalë për një arritje individuale, por këtë nuk mund ta arrij pa ndihmën e shokëve të mi. Në të vërtetë, ajo që më intereson më shumë është loja e skuadrës, “topi im i artë” do të jetë fitimi i titullit kampion me Interin dhe të gjitha kompeticionet në të cilat Interit do të jetë i impenjuar.

Shumë pyesin se ishte Interi apo Barcelona, ajo që fitoi më shumë nga shkëmbimi midis Ibrahimoviçit dhe Eto’o-së....
Unë jam Samuel Eto’o dhe nuk dëshiroj të krahasohem më askënd. Besoj se e kaluara ime dhe fitoret e mira mund të dëshmojnë vlerat e emrit tim. Përsa i përket Ibrahimoviçit, mund t’i uroj gjithë të mirat në një skuadër që unë do ta dashuroj gjithmonë dhe ka qenë shtëpia ime për shumë kohë. Lojtarët e mëdhenj janë të tillë, pasi nuk mund jenë të krahasuar me askënd tjetër.

Si e parashikonit pritjen e tifozëve?
Kur mbërrin në një vend të ri, është e natyrshme që ekzistojnë shumë gjera të reja. Dëshiroj t’i falënderoj tifozët për mbështetjen që më rezervuan dhe do tua shpërblej duke punuar çdo ditë për tu dhënë atyre lumturinë që meritojnë. Do të punoj për të fituar gjithçka që është e mundur.

Disa ditë më parë, shtypi publikoi disa deklarime, sipas të cilave Eto’o nuk e pëlqente lojën e Murinjos dhe se nuk do të shkonit kurrë të luanit në një skuadër të drejtuar prej tij. I keni sqaruar gjërat me trajnerin?
Nuk kam thënë kurrë gjëra të tilla dhe jamë në gjendje t’ua provoj, ekziston një videokasetë. Këto deklarime m’i kanë atribuuar pas një ndeshjeje midis Barcelonës e Çelsit, një ndeshje e nxehtë midis këtyre dy skuadrave. Më vjen keq që këto deklarime janë keqinterpretuar. Tani është një motiv më shumë për të punuar me një trajner si Murinjo, e kam admiruar gjithmonë dhe besoj se do të jem në gjendje për t’i dëshmuar besimin që ka treguar ndaj meje.

Eto’o e ndjeni se keni përgjegjësinë për të ngritur një kampionat italian, që sipas shumë vetave, me transferimin jashtë (Italisë) të Kaka-së dhe Ibrahimoviçit është varfëruar?
Sipas meje, ka akoma kampionë të mëdhenj në këtë kampionat. Jam i bindur se skuadrat italiane do të vazhdojnë të kenë lojtarë të mëdhenj. Seria A është akoma kampionati më i rëndësishëm i botës.

Sipas jush, cili është lojtari më i mirë, sulmuesi më i mirë dhe mbrojtësi më i mirë i Serisë A?
Është vështirë t’i përgjigjem një pyetjeje të tillë. Jam mik me Viktor Valdesin, por sipas meje, portieri ynë Hulio Sezar, është më i mirë, është një fenomen.

Ikën Ibrahimoviç, vjen Arnautoviç?

Marko Arnautoviç shihet si një pasues i Zlatan Ibrahimoviçit. Në fakt, transferimi i sulmuesit i Kombëtares austriake nga Tuente te Interi ende nuk ka marrë në formë zyrtare, por menaxheri i futbollist, holandezi Robert Groener, pohoi se gjatë kësaj jave “Marko do të bëhet lojtar i Interit”. Bisedimet e Interit me Tuenten ngecën në një farë mënyre, por gjithsesi ato nuk u ndërprenë. “Të dyja ekipet e dinë se kjo do të përfundojë për mirë”, - sqaroi Groener, duke theksuar se midis drejtorit teknik të Interit, Marko Branka dhe menaxherit të Tuentes kontaktet vazhdojnë. Marko Arnautoviç për momentin i është nënshtruar një terapi rehabilitimi në Milano. Interi ofroi për 20-vjeçarin nëntë milionë euro, çka e bën Arnautoviçin lojtarin austriak më të shtrenjtë të gjitha kohërave.

29 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›