E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Mallrat kontrabande arrestohet nje 47-vjecar

Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë mbrëmjen e djeshme një 47 vjeçar, i akuzuar për veprën penale "Ruajtje e depozitim të mallrave kontrabandë".

"Tonin Kacerri, banues në lagjen "Skënderbeg" të qytetit Shkodër, u arrestua pasi në bazë të informacioneve të marra dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 143 stega cigare, me nga 10 paketa secila, të markës Best Man, pa pullë fiskale", bëri të ditur zëdhënsja e policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia.

Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngakim të shtetasit Tonin Kacerri, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Ruajtje e depozitim i mallrave kontrabandë".
Sipas zëdhënëses, po mbrëmë u arrestua Sandër Lukaj, 44 vjeç, banues në fashtin Stajkë, Komuna Bushat e rrethit Shkodër, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, k qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtimin të banesës së vëllait P. L.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›