Gjirokaster mbi 4500 emigrante hyjne gjate 11 oreve te fundit

Fluksi i emigrantëve shqiptarë që vijnë në atdhe për pushimet verore vazhdon të rritet.
Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës thanë sot, se “gjatë 11 orëve të fundit kanë hyrë nëpërmjet Kakavijes, 5 mijë emigrantë, 1875 automjete, si dhe 45 autobuza të linjë ndërkombëtare Athinë Tiranë”.
"Aktualisht, në dispozicion të emigrantëve funksionojnë 8 sportele në hyrje dhe katër në dalje, ndërsa në doganën greke funksionojnë 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje”, thanë burimet e mësipërme, që shtuan se në vendkalimin kufitar të “Tre Urave” (Përmet), po gjatë kësaj periudhe kohore kanë hyrë 1500 shtetas dhe 170 automjete.
Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, krahas ketyre dy pikave të vendkalimit kufitar, është edhe pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, që funksionon vetëm për këmbësorët.