Bashkia e Tiranes hap dyert per qytetaret pas nje hermetizimi disa vjecar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Lulzim Basha priti sot në zyrën e tij, dhjetra qytetarë të Tiranës. Siç ka premtuar edhe gjatë fushatës, z.Basha, për më shumë se dy orë dëgjoi nga afër, shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve.
Shqetësimet që kanë qytetarët e Tiranës, kanë të bëjnë më së shumti me punësimin, të drejtën e pronës dhe strehimin. Pas parashtrimit të shqetësimeve tek Kryetari i Bashkisë, punonjësit e Bashkisë plotësuan një formular me të dhënat dhe kërkesat e shtruara nga qytetarët. Ky dokumentacion shërben për ndjekjen e problematikës që ata kanë dhe kontaktimin e tyre të mëtejshëm.
Takimet e kryetarit të Bashkisë me qytetarët, do të vazhdojnë sipas një kalendari të rregullt dhe një procedure të caktuar. Cdo qytetar i interesuar duhet të plotësojë një formular, pranë zyrës së Informimit Qytetar në Bashki, në bazë të të cilit caktohet edhe data e takimit me Kryetarin e Bashkisë. Nisur nga numri i madh i kërkesave, Kryetari i Bashkisë ka vendosur të shtojë edhe ditë të tjera takimi. Kështu, z.Basha do të presë edhe nesër qytetarët, nga ora 10.00-12.00 në zyrën e tij, dhe po ashtu, edhe të mërkurën e javës së ardhshme.