Shkodër, Ruli:3600 ha tokë nën ujë

Përkeqësohet situata në zonën e Shkodrës, ku niveli i ujit ka shënuar rritje dhe përhapje të mëtejshme. Sipas ministrit të Bujqësisë Genc Ruli, Shkodra dhe Korça janë qytetet më të përmbytura dhe për këto duhet një vëmendjen e veçantë.
Duke pranuar se situata është kritike dhe rreziku gjithnjë i pranishëm, Ruli bëri apel që banorët e zonave të jenë të përgatitur për evakuim në rast emergjence.
"Aktualisht, rezultojnë të jenë 3600 hektarë tokë të përmbytura në Dajç, Ana e Malit, Velipojë dhe Bushat në zonën e Shkodrës", raportoi ministri Ruli gjatë mbledhjes se sotme te Shtabit te Emergjencave Civile, duke folur për permbytjet në Shkodër.
Sipas tij, problematike është situata edhe ne Korçe. "Në Korçë për shkak të çarjes së pjesshme të argjinaturës dhe fryrjes së Devollit kemi përmbytje në zonën e ish-Kënetës", tha Ruli.
Sipas tij, situata është e rëndë, por jo e pa menaxhueshme. "Për përballimin e situatës është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjitha strukturave. Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar Shkodrës, për shkak se ky qytet sapo ka dalë nga një përmbytje", tha Ruli, duke shtuar më tej se situata e prurjeve në lumin Drin është e paparashikueshme.
Megjithatë përballë çdo situate ushtria do jetë në dispozicion të banorëve për të bërë evakuimin, ndaj banoret të jenë të përgatitur për çdo situatë.