Pyetësori,Berisha: Përgjigje të përmbledhura

Kreu i qeverisë Sali Berisha kërkoi në mbedhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit që përgjigjet e pyetjeve të pyetësorit të KE-së të jenë më përmbledhëse. "Duhet të jeni më përmbedhës. Edhe të tjerët do t'i lexonin më me kënaqësi përgjigjet", theksoi ai.
Kryeministri tha se se mbi këto përgjigje do ndërtohet nga KE harta e plotë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit u shqyrtua puna e bërë për 8 kapitujt e tjerë të pyetësorit të BE-së .
Kapitujt trajtojnë politikat e konkurencës, shërbimet financiare, bujqësinë , politikat e sigurisë ushqimore, statistikat, kërkimit shkencor, arsimin e kulturën, politikën e jashtme të sigurisë e mbrojtjes.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu theksoi se për përgjigjet e këtyre kapitujve janë zhvilluar 18 mbledhje të grupit të punës . Ajo nënvizoi se cilësia e përkthimit do jetë një nga pikat kryesore në përgjigje. "Për këtë u zhvillua një takim me grupin e përkthyesve ku u theksua rëndësia e një përkithimi cilësor, duke respektuar terminologjinë e Brukselit", nënvizoi ajo.