E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder/ Vdekja e te moshuares, vetevrasje

Shkoder- Vdekja e te moshuares 72-vjecare nga Vau i Dejes ka qene vetevrasje. Ky eshte konkluzioni ku kane mberritur uniformat blu te Shkodres pas hetimeve te specializuara. Hemorragjia pas prerjes se madhe te terthorte ne fyt ka qene edhe shkaku i vdekjes se gruas. Sipas policise te Shkodres, nga veprimet hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur ne banesen e saj, ku Dake Mazi me nje mjet thike ka goditur veten, duke shkaktuar hemorragji. per pasoje pas disa minutash ajo ka humbur dhe jeten.Viktima ishte gjetur nga nusja Dila M. Pasi ka pare viktimen, ajo ka tentuar t'i jape dhe ndihmen e pare, duke e derguar ne spitalin rajonal Shkoder. Nga deshmite e marra rezulton se viktima kishte tentuar vetevrasjen edhe here te tjera, duke futur duart ne priza elektrike.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›