E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi zgjedhor perplasi Ramen me Meten

Perplasjet mes kreut te LSI Ilir Meta dhe kreut te PS, Edi Rama kane nisur me heret se socialistet te paraqitnin ne publik projektin e tyre per ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kthimin e tij ne nje sistem proporcional. Ka qene nje deklarate e kryetarit te Asamblese se PS, Gramoz Ruci i cili tha se Rama do te kete kryeministri i ardhshem ne rast se e majta fiton zgjedhjet, ajo qe ka ngritur lart sentimentet e partise se dale nga PS, per te sjelle dhe shkeputjen e saj nga koalicioni opozitar dhe formimin e koalicionit "E Majta per Integrim". Por me pas filluan dhe debatet, te cilet u acaruan se tepermi ne mbremjen e 21 prillit, pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese, ku vec sistemit zgjedhor u ndryshua dhe menyra e zgjedhjes se Presidentit, si dhe u percaktua menyra e mocionit te besimit dhe mosbesimit te kryeministrit, por dhe kryeparlamentares. Qe ne keto momente, LSI nuk ka reshtur se akuzuari Rames per nje bashkepunim te vijueshem me Berishen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›