E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Pergjigja e Iranit ndaj paketes, e papranueshme

Ne nje konference per shtypin, i ngarkuari si zedhenes i Departamentit te Shtetit, Gonzalo Gallegos, tha se ne mungese te nje pergjigjeje perfundimtare, fuqive te medha do t'u duhet te shqyrtojne mundesine e masave ndeshkuese shtese. Sipas tij, sot ne mengjes do te zhvillohet nje konference midis drejtoreve politike dhe sic eshte deklaruar edhe me pare, prisnin nje pergjigje te qarte nga Irani dhe ne mungese te saj nuk kane rruge tjeter pervec ndermarrjes se masave te metejshme kunder tyre qe eshte pjese e strategjise me dy drejtime paralele. Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ka miratuar tre rezoluta me sanksione ndaj Iranit per mos ndalimin e pasurimit te uraniumit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›